Impresum

info@albanianheritage.al

20.5 C
Tirana
E diel, 10 Maj, 2026

Maxhun Çekaj

Lexo ngjarje:

Në fshatin Irzniq të komunës së Deçanit lindi Maxhun Çekaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor. Kreu shkollimin në Irzniq, në Prishtinë dhe në Gjakovë. Gjatë shërbimit ushtarak në Maribor të Sllovenisë kreu edhe shkollën për oficer rezervë, ndërsa më vonë kreu Fakultetin e Mbrojtjes dhe të Sigurisë në Beograd. Nga viti 1962 deri më 1998 punoi në arsim. Me fillimin e luftës në Dukagjin, iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. U emërua komandant i shtabit lokal të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Irzniqin. Për disa muaj Irzniqi ishte një ndër bazat e rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Dukagjinit, ku ishte i vendosur spitali ushtarak dhe shumë të zhvendosur nga zonat e luftës. Ishte edhe përgjegjës i vijës së frontit në Gerdaja (ndërmjet Prilepit e Carrabregut). Më 1998, bashkë me 50–60 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u bëri ballë sulmeve të forcave serbe. Pas 12 orë luftimesh të rrepta, Maxhun Çekaj ra heroikisht. (Në fotografi: Maxhun Çekaj)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 271.

Fotografia: © https://www.facebook.com/356407694529888/posts/1383017128535601/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Hafiz Ymer Bakalli

Në një familje të madhe në lagjen “Rus i Vogël” të qytetit të Shkodrës lindi Hafiz Ymer Bakalli, klerik i lartë mysliman, mësues.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img