Impresum

info@albanianheritage.al

20.5 C
Tirana
E martë, 12 Maj, 2026

Ofelia Giudicissi

Lexo ngjarje:

Në Puhëriu (it. Pallagario) në Kalabri lindi Ofelia Giudicissi, poete, shkrimtare dhe arkeologe arbëreshe. Rridhte nga një familje modeste dhe ishte e shtata prej dhjetë fëmijëve. Në vitin 1964 botoi veprën e saj të parë letrare, “Pallagorio”, një libër me poezi, i frymëzuar plotësisht nga bashkëqytetarët e saj, me të cilët u lidh fort. Ajo ishte gjithashtu shumë aktive në fushën e arkeologjisë, veçanërisht në hapësirën e vendit ku u lind, ku kreu edhe shumë kërkime të ndryshme për etimologjinë e saktë të emrit të qytetit. Në periudhën kur po shkruante librin e saj të fundit me titull “Momenti di un profilo meridionale”, u nda nga jeta në moshën 47-vjeçare. Vepra u botua pas vdekjes së saj, nga i shoqi dhe dy fëmijët, në vitin 1996. (Në fotografi: Ofelia Giudicissi)

Teksti: Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, Tiranë

Fotografia: © https://www.menaboonline.it/ofelia-giudicissi

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ejëll Deda

Në spitalin e burgut të Shkodrës, pas torturash çnjerëzore u nda nga jeta dom Ejëll Deda, prift dioqezian.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img