Impresum

info@albanianheritage.al

18.5 C
Tirana
E diel, 17 Maj, 2026

Agron Aliaj

Lexo ngjarje:

Në Tiranë u nda nga jeta Agron Aliaj, kërcimtar dhe koreograf, Artist i Popullit. Lindi në Borsh të Sarandës, në vitin 1933. Pasi kreu studimet e larta si kërcimtar në Shkollën Akademike Koreografike pranë Teatrit “Bolshoi” të Moskës (1951–1956), u përfshi në trupën e baletit të Teatrit të Operas dhe Baletit, ku realizoi figura kryesore në baletet: “Kujdesi i kotë”, “Lola”, “Franceska da Rimini”, “Paganini”, “Delina”, si dhe numra koreografikë koncertorë të shkëputur nga baletet apo të krijuar nga ai vetë sipas muzikës së autorëve të njohur. Që nga viti 1969 baletmaestër kryesor i Teatrit të Operës dhe Baletit, ku realizoi baletet “Arrëthyesi” (Çajkovski), “Zhizel” (Adam), “Don Kishoti” (Minkus), “Hirushja” dhe “Romeo e Zhuljeta” (Prokofiev), “Cuca e maleve” dhe “Historia e një kënge” (Nikolla Zoraqi), “Para stuhisë” (Çesk Zadeja), “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë” (Feim Ibrahimi). Realizoi një numër të madh miniaturash koreografike me muzikë shqiptare e të huaj, disa vepra të njohura (“Romeo e Zhuljeta”, “Hirushja”). Është një prej themeluesve të shkollës koreografike shqiptare. (Në fotografi: Agron Aliaj)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 54.

Fotografia: © https://romeldaqosenews.wordpress.com/2012/05/19/ndahet-nga-jeta-koreografi-agron-aliaj/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Rifat Berisha

Në Gajrak të Malishevës, u vra së bashku me dy vëllezërit e tij Rifat Berisha, veprimtar ushtarak dhe politik në Shqipëri dhe në Kosovë.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img