Lindi në Krujë Petrit Merlika, djali i ish-kryeministrit Mustafa Kruja (Merlika). Me vendim nr. 609, datë 31 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi “armik të popullit” dhe “sabotator të pushtetit” dhe e dënoi me 15 vjet burgim, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave civile baras me kohën e ndëshkimit. U lirua më 1960 dhe u internua familjarisht deri në rënien e regjimit komunist. (Në fotografi: Petrit Merlika)
Teksti: Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist – Vëll. V, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, “WestPrint”, Tiranë, 2016, faqe 303.
Fotografia: © https://observerkult.com/tag/petrit-merlika/
Përpunim grafik: AHCF




