Bedri Shala

Lexo ngjarje:

Në fshatin Gjergjicë të Drenasit (Kosovë) lindi Bedri Shala, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor. Më 1992 emigroi në Danimarkë dhe më pas në Holandë. Në mars të vitit 1998, përmes Shqipërisë, u kthye në Kosovë, në Jabllanicë të Dushkajës. Një kohë veproi në kuadër të komandës të Zonës Operative të Dukagjinit, në Gllogjan, ku u ngarkua me stërvitjen e rekrutëve të rinj. U dallua në betejat e Baballoçit, Gramaçelit, Prilepit, Rastavicës etj. Në qershor kaloi në Zonën Operative të Drenicës, në Likoc, ku u mor me organizimin e luftës dhe furnizimin me armë. Mori pjesë në luftimet e zhvilluara në Gllarevë, grykë të Llapushnikut, Çirez, Prekaz, Llaushë, Likoc etj. Në muajin korrik, në krye të një grupi prej më se 600 vullnetarësh nga Drenica, u nis për në Shqipëri, për furnizim me armatim. Më 27 korrik, së bashku me Bekim Berishën, në krye të mbi 400 luftëtarëve hynë në zonën e Junikut, ku po zhvilloheshin luftime të rrepta. Që nga ajo ditë Bedri Shala me bashkëluftëtarë zhvilluan beteja të pandërprera me forcat ushtarako-policore serbe në rajonin e Rekës së Keqe. Ra në Drojtje të Junikut, në vitin 1998. (Në fotografi: Bedri Shala)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1564.

Fotografia: © https://www.facebook.com/profile/100044642704529/search/?q=bedri%20shala

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img