Mihal Grameno

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta atdhetari, publicisti, shkrimtari dhe veprimtari i lëvizjes patriotike e demokratike, Mihal Grameno (1871–1931). Lindi në Korçë. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes. Në moshë të re emigroi në Bukuresht të Rumanisë, ku u lidh me shoqërinë patriotike shqiptare “Drita”. Në vitet 1907–1908 iu bashkua çetës së Çerçiz Topullit dhe së bashku me luftëtarët e çetës kombëtare, luftuan në Shqipërinë e Jugut për çlirimin kombëtar. Në vitin 1909, mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Gjatë viteve 1915–1919 jetoi në Amerikë, ku punoi për lëvizjen e atdhetarëve shqiptarë të atjeshëm. Më pas vazhdoi veprimtarinë si publicist, duke mbrojtur idealet demokratike. Mihal Grameno është një ndër novelistët e parë të letërsisë sonë. Kështu, përmendim novelën e tij “Oxhaku” (1909), komedinë “Mallkimi i gjuhës shqipe” (1905) dhe dramën historike “Vdekja e Pirros” (1906), të cilat trajtojnë tema patriotike. Gjithashtu, Mihal Grameno drejtoi gazetat “Lidhja orthodhokse” (1909–1910) dhe “Koha” (1911–1926). Vdiq në Korçë, më 1931. (Në fotografi: Mihal Grameno)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 782–783.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Mati_Logoreci

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img