Dom Nikollë Kimza

Lexo ngjarje:

Në Gjakovë lindi Dom Nikollë Kimza, klerik katolik, historian, publicist. Në moshën 14-vjeçare filloi mësimet në Kolegjin Papnor të Shkodrës (1892). Meshën e parë e tha më 21 gusht 1905, në Kallmet të Lezhës. Për 27 vjet shërbeu si meshtar në kishat e Bulgrit dhe të Velës. Pastaj, për rreth 15 vjet si famullitar në Kalivare, në Abaci të Mirditës. U arrestua në vitin 1947, bashkë me 12 meshtarë të tjerë. Pas lirimit, u kthye në famullinë e tij në Kalivare. Plak dhe i sëmurë, u shtrëngua të arratiset, fillimisht në Jugosllavi e, prej aty në Romë, ku dhe u nda nga jeta në vitin 1960. Disa nga shkrimet e Dom Nikollë Kimzës, të botuara kryesisht te “Hylli i Dritës” me pseudonimin “Munella”, janë: “Ç’na thotë gojëdhëna mbi vjetërsinë e Mirditës” (1933), “Hetime mbi vjetërsinë e rrjedhën e derës Gjomarkaj të Mirditës” (1937), “Tirana” (1937), “Nji kumbonë e vjetër në ma t’vjetrën famulli” (1939) etj. (Në fotografi: Nikollë Kimza)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. IV, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2015, faqe 222–223.

Fotografia: © https://kujto.al/personat/dom-kimza/

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img