Mihal Duri

Lexo ngjarje:

Në Damjan të Tiranës u vra duke luftuar kundër fashistëve Mihal Duri, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Erind të Lunxhërisë (Gjirokastër), në vitin 1916. Punoi si punëtor tipograf në Tiranë, ku përqafoi idetë komuniste. Ishte ndër organizatorët dhe drejtuesit e lëvizjes antifashiste e punëtore në radhët e tipografëve dhe një ndër themeluesit e Shoqatës së Tipografeve e të Marangozëve të Tiranës. U burgos më 1941, por në shtator u arratis dhe u hodh në ilegalitet. Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare që me themelimin e saj. Një ndër organizatorët e shtypit ilegal, sekretar i celulës së Partisë Komuniste Shqiptare në çetën antifashiste të Pezës dhe pjesëmarrës në aksionet e para luftarake të saj në Tiranë, Ndroq, Durrës etj. (Në fotografi: Mihal Duri)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 549.

Fotografia: © Ledio Xhoxhi, arkivi vetjak.

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img