Ahmet Haxhia

Lexo ngjarje:

Në Vig të Mirditës u vra në luftë me forcat e Gjon Marka Gjonit, Ahmet Haxhia, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Shkodër, në vitin 1920. U pranua në organizatën e Rinisë Komuniste (1942) dhe u shqua si propagandist i ideve të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare. U arrestua dhe përballoi torturat e fashistëve (1942). Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare (prill 1943) dhe po atë vit anëtar i komitetit qarkor të Partisë Komuniste Shqiptare për Shkodrën. Mori pjesë në aksionin për djegien e kuesturës në Shkodër (1943). Partizan në njësitin që vepronte në zonën e Mirditës, të Malësisë së Lezhës e të Vaut të Dejës (1944). Punoi për organizimin dhe edukimin e rinisë me idealet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe për zgjerimin e saj në këto krahina. U vra në vitin 1944. (Në fotografi: Ahmet Haxhia)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 894.

Fotografia: © Ledio Xhoxhi, arkivi vetjak.

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Dhimitër S. Shuteriqi

U nda nga jeta Dhimitër S. Shuteriqi, shkrimtar dhe historian i letërsisë, profesor, akademik, Mësues i Popullit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img