Masakra e Rancës

Lexo ngjarje:

Në Livadhin e Gjatë të fshatit Greiçevc të komunës së Suharekës, u zhvillua “Masakra e Rancës”, masakër e forcave ushtarake dhe policore të Serbisë mbi popullsinë civile. Forcat serbe gjatë granatimit në distancë mbi popullsinë civile të këtyre vendbanimeve, e cila ishte strehuar në rripin malor i quajtur Livadhi i Gjatë, në mes fshatit Topillë dhe Greiçevc, vranë gjatë lëvizjes në kolonë familjen 11-anëtarëshe Asllani. Forcat serbe qëlluan me granatë topi mbi rimorkion e traktorit të kësaj familjeje, me ç’rast u vranë të 11 anëtarët e saj, prej të cilëve 8 fëmijë nga mosha 6-muajshe e deri në 13 vjet, ndërsa të plagosur mbeten edhe tre persona të tjerë, të cilët gjithashtu ndodheshin në traktor. Ushtria serbe, në të njëjtën ditë, në fshatin Rancë ekzekutoi edhe një person të moshuar. Mediet kryesore botërore njoftuan për këtë krim, bashkë me imazhet tronditëse të masakrës. (Në fotografi: Varrezat e familjes Asllani)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1058.

Fotografia: © https://insajderi.com/23-vjet-nga-vrasja-e-11-anetareve-te-familjes-asllani/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img