Mati Logoreci

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Mati Logoreci, veprimtar i shkollës shqipe, studiues, publicist, Mësues i Popullit. Lindi në Shkodër. Shërbeu 45 vjet si mësues në shkolla të ndryshme të Shkodrës, Shkupit e të Tiranës. Kreu detyrën e inspektorit të përgjithshëm të arsimit në Shqipëri (1916–1918), të drejtorit të shkollës së vajzave në Tiranë, të nënkryetarit të komisionit për tekstet dhe literaturën shkollore etj. Mori pjesë në Kongresin e Lushnjës (1920). Si veprimtar i arsimit shqip, formoi klubin “Gjuha shqipe” në Shkodër (1908), mori pjesë në Kongreset arsimore të Manastirit (1908) dhe të Tiranës (1922, 1924). Drejtoi gazetat “Dashamiri” dhe “Dashamiri i Ri” (1907–1908) dhe bashkëpunoi me organet “Gazeta e re”, “Revista pedagogjike” etj. E pasuroi shkollën shqipe të kohës me një varg tekstesh të nevojshme: “Ndolli historije t’motshme” (1911), “Abetar i vogël për Msojtore” (1914), “Libër leximi për shkolla të mesme” (1920), “Libër i mësuesit për përdorim t’abetarit prej Mati Logorecit” (pa vit botimi), “Fjalorth i librit të leximit për moshën e njomë” (me rreth 1000 fjalë, 1934) etj. Punoi me këmbëngulje për pastërtinë e gjuhës shqipe, për pasurimin e saj dhe për krijimin e fjalëve të reja. (Në fotografi: Mati Logoreci, në 2 foto.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1533–1534.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Mati_Logoreci

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img