Maliq Bushati

Lexo ngjarje:

Në Shkodër lindi Maliq Bushati, veprimtar politik, deputet (1921–1923; 1925–1936), ministër i Punëve të Brendshme (prill 1939), kryeministër i Shqipërisë (12 shkurt–12 maj 1943). Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Më 1910, filloi studimet në kolegjin e Stambollit. U kthye në Shkodër në fund të vitit 1911, ku së bashku me Riza Danin u përpoq për bashkimin e rrymave të ndryshme fetare. Në periudhën 1916–1918 ishte anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës. Gjatë kësaj kohe botoi gazetën “Populli”. Në vitin 1920 u mobilizua vullnetarisht në njësitë e drejtuara nga Sylço beg Bushati [shih] për mbrojtjen e Koplikut nga forcat ushtarake serbe. Në periudhën 1921–1923 u zgjodh deputet i Shkodrës. U rizgjodh sërish më 1925 e që prej këtij viti do të rizgjidhej në çdo legjislaturë, deri në vitin 1936. Në prill të vitit 1939, në qeverinë “Vërlaci-2”, u caktua në postin e ministrit të Brendshëm. Kabineti qeveritar i kryesuar prej tij u dekretua më 12 shkurt të vitit 1943. Më 12 maj 1943, paraqiti dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Këshillit të Ministrave. Më 30 qershor të vitit 1945, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit të Prefekturës së Shkodrës urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij. U arrestua pak muaj më vonë, më 3 dhjetor 1945, nga të ashtuquajturat forca të “Mbrojtjes së Popullit”. U gjykua bashkë me Lef Nosin dhe at Anton Harapin. Në krye të njëzetenjë ditëve, më 12 shkurt 1946, Gjykata e Lartë Ushtarake vendosi: “Ndëshkimin e fajtorëve me vdekje, humbjen e të drejtave të tyre qytetare e politike dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme”. Ende sa pa mbaruar gjyqi, më 15 janar të vitit 1946, Komiteti Ekzekutiv i KNÇ-së të Nënprefekturës së Durrësit urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij. (Në fotografi: Maliq Bushati)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. I, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2012, faqe 214–215.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Maliq_bej_Bushati

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img