Kuvendi i Dibrës

Lexo ngjarje:

U mblodh nën kryesinë e Iliaz pashë Dibrës “Kuvendi i Dibrës”, në të cilin mori pjesë edhe Abdyl Frashëri me cilësinë e përfaqësuesit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Toskërinë. Kuvendi i Dibrës miratoi rezolutën në trajtë memorandumi, e cila përmbante pikat që shtroheshin edhe në programin e Komitetit të Stambollit: formimi i vilajetit të bashkuar të Shqipërisë, krijimi i administratës me nëpunës shqiptarë, zhvillimi i arsimit në gjuhën shqipe, përdorimi i një pjese të konsiderueshme të buxhetit për përparimin e arsimit dhe për ndërtime botore. Në rezolutë thuhej gjithashtu se, brenda 1 muaji, kërkesat do t’i paraqiteshin Portës së Lartë, me anë të një delegacioni të përbërë nga personalitete të shquara të Shqipërisë, të cilët do të merrnin pëlqimin me shkrim nga të gjitha kazatë dhe sanxhakët shqiptarë. Në rezolutë theksohej vendosmëria e popullit shqiptar për të siguruar plotësimin e këtyre kërkesave. Rezoluta iu paraqit Portës së Lartë në fillim të shkurtit 1879, por ajo nuk e mori parasysh. Para mbledhjes së kuvendit, Abdyl Frashëri u bëri thirrje banorëve të Dibrës që të linin mënjanë hakmarrjen dhe armët t’i drejtonin vetëm kundër armiqve të jashtëm që po rrezikonin pavarësinë e vendit. (Në fotografi: Pamje e qytetit të Dibrës.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1433-1434.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Dibra

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Dhimitër S. Shuteriqi

U nda nga jeta Dhimitër S. Shuteriqi, shkrimtar dhe historian i letërsisë, profesor, akademik, Mësues i Popullit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img