Pier Kaban

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Pier Kaban (Pierre Cabanes), historian i antikitetit dhe epigrafist, profesor, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Për shumë vite profesor i historisë së botës antike në Universitetin e Klermon-Ferranit II dhe më pas në Universitetin Paris X. I interesuar posaçërisht për Shqipërinë që nga viti 1971, u bë nismëtar i ripërtëritjes së marrëdhënieve midis studiuesve shqiptarë dhe francezë në fushën e arkeologjisë dhe të historisë së lashtë të Shqipërisë, faza e parë e të cilave lidhet me emrin e bashkatdhetarit të tij Leon Rej. Pier Kaban themeloi misionin e ri arkeologjik dhe epigrafik francez në Shqipëri. Si studiues i antikitetit, është i njohur veçanërisht për studimet e tij themelore për Epirin antik dhe Ilirinë e Jugut: “L ‘Ëpire de la mort Pyrrhos à la conquête romaine 272-167 av. J.C.”, Paris, 1976 (“Epiri pas vdekjes së Pirros deri në pushtimin romak 272–167 p.e.r.”) dhe “Les Illyriens de Bardylis à Genthios IV-II siècles av. J.C.”, Paris, 1988 (“Ilirët nga Bardhyli te Genti, shekujt IV–II p.e.r.”), si dhe për botimin e “Korpusit të mbishkrimeve greke të Ilirisë së Jugut dhe të Epirit” (“Corpus des inscriptions grecques de l’ Illyrie meridionale et d’Epire”), një vepër në katër vëllime në bashkëpunim me studiuesit shqiptarë; drejtues i grupit të punës për hartimin e veprës “Harta arkeologjike e Shqipërisë” (2008). Pier Kaban ka organizuar në Francë katër kolokiume me temën kuadër “Iliria e Jugut dhe Epiri në antikitet”, si dhe disa konferenca shkencore. Është dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri” të Klasit I. (Në fotografi: Pier Kaban)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1079.

Fotografia: © Marin Haxhimihali

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Alan Shepard

Në Kaliforni të ShBA-së u nda nga jeta Alan Shepard, astronauti i parë amerikan, me origjinë shqiptare nga Dardha e Korçës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img