Hekuran Pobrati

Lexo ngjarje:

Në fshatin Pobrat (Berat) lindi Hekuran Pobrati, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ushtarak i lartë. nënkolonel, Hero i Popullit. Në moshë të re u detyrua të përballej me vështirësitë e jetës dhe për arsye hasmërie, ndërroi emrin e u quajt “Tafil Buzi” dhe doli kaçak në Mallakastër, në Vlorë dhe në Kurvelesh. Pas takimit me Mustafa Matohitin, në dhjetor 1941 u bashkua me Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Më 1 prill 1942 hyri në çetën e Kurveleshit. Në maj 1943, me vendim të Qarkorit të Partisë Komuniste të Gjirokastrës, u transferua në çetën “Plakë” të Mallakastrës. Me formimin e Brigadës I Sulmuese u emërua zv.komandant batalioni. Mori pjesë në të gjitha luftimet që kreu brigada deri në çlirimin e vendit. Më 1945 u emërua komandant batalioni në forcat e Mbrojtjes së Popullit. Më 1947 u arrestua me akuzën bashkëpunim me armikun dhe pas një viti hetimesh u shpall i pafajshëm dhe fitoi të gjithë të drejtat. Gjatë periudhës 1948–1953 veproi për zbulimin dhe eliminimin e grupeve të armatosura armiqësore ndaj regjimit në fuqi. Më 1974 doli në pension. Hekuran Pobrati u zgjodh në Komitetin e Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe në Komitetin e Përgjithshëm të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. (Në fotografi: Hekuran Pobrati)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2047.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img