U nda nga jeta Andrea Varfi, shkrimtar, publicist e përkthyes. Lindi në Qeparo, në vitin 1914. Mësimet fillore i mori nga mësuesi i së parës shkollë shqipe të fshatit, mentori i tij i përhershëm, i ati, Epaminonda Varfi. Mbaroi gjimnazin në Tiranë, në vitin 1935. Studimet e larta i ndoqi në Universitetin e Peruxhias, në Fakultetin e Shkencave Agrare. Pas përfundimit të angazhimit të tij akademik, në vitin 1941 u kthye në atdhe. Varfi ka kontribuar në Luftën Nacionalçlirimtare. Në vitin 1945 u emërua në krye të nënndarjes për çështje kulturore dhe propagandistike, në dikasterin e Bujqësisë. Në vitin 1947, vuajti për dy vjet dënimin e dhënë nën akuzën e bashkëpunimit me agjenturën angleze. Pas shpalljes së pafajësisë, nisi të punonte në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” dhe më pas në Lidhjen e Shkrimtarëve. Varfi lëvroi edhe në poezi e prozë satirike, në intervalin e viteve 1952–1960. Varfi përshtati në gjuhën e sotme veprat kryesore të De Radës, sikurse ishin “Serafina Topia”, “Rrëfime të Arbërit”, “Këngët e Milosaos” etj. (Në fotografi: Andrea Varfi)
Teksti: Arkivi Qendror Shtetëror
Fotografia: © https://www.kultplus.com/tag/andrea-varfi/
Përpunim grafik: AHCF




