Herman Bernstein

Lexo ngjarje:

Në Lituani lindi Herman Bernstein, diplomat, gazetar, novelist e përkthyes. Ai ishte në krye të misionit amerikan si ambasador në Shqipëri në vitet 1930–1933, kohë që i shërbeu për të kryer edhe studime që do të sillnin një tjetër optikë mbi Shqipërinë pranë Departamentit Amerikan të Shtetit. Lindi në Lituani si anëtar i një familje hebraike që mërgoi drejt Amerikës rreth viteve 1890. Fillimisht filloi të punonte si përkthyes nga rusishtja i një sërë autorëve rus për gazetat e kohës. Më pas, bëhet themelues i dy gazetave më në zë të komunitetit hebraik. Profesioni i korrespondentit do ta brumoste të riun Bernstein me kulturën dhe historinë e vendeve të shumta që ai do të vizitonte, kryesisht gjatë Luftës së Parë Botërore. Ishte pjesëmarrës në Konferencën e Paqes në Paris (1919) dhe qëndrimi aty do të ishte frytdhënës, pasi e përafroi me diplomacinë në një kohë shumë të shkurtër. Bernstein ishte një studiues i mirë i problemeve të ndryshme të historisë së Shqipërisë gjatë funksionit të tij si ambasador, duke investiguar kryesisht mbi historinë e religjioneve dhe të misticizmit të tyre në Shqipëri. U nda nga jeta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 1935. (Në fotografi: Herman Bernstein)

Teksti: Arkivi Qendror Shtetëror

Fotografia: © https://malberisha.com/us-ambassador-in-albania-bernstein-a-model-of-a-great-diplomat/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img