Në frontin e luftës u vra Mustafë Shyti, veprimtar, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor. Lindi në fshatin Oshlan të Vushtrrisë, në vitin 1945. Studioi për gjuhë dhe letërsi shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Ishte pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1981 dhe 1988/89. Punoi si mësues në Oshlan (komuna e Vushtrrisë) nga viti 1972. Për shkak të pikëpamjeve politike, ishte i përndjekur nga organet shtetërore të kohës. Në vitin 1998 i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Shalës. Mori pjesë aktivisht në mobilizimin e vullnetarëve. Në vitin 1998 botoi përmbledhjen me poezi “Dallgë jete”, ndërsa pas vdekjes iu botua vepra “Pranverë gjaku” (2001). Për veprimtarinë e tij patriotike nga institucionet e Kosovës iu ndanë mirënjohje dhe dekorata të shumta. (Në fotografi: Mustafë Shyti)
Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1635.
Fotografia: © Shkolla “Mustafë Shyti” në Oshlan, Kosovë
Përpunim grafik: AHCF




