Nazmi Rushiti

Lexo ngjarje:

Në Zërqan të Dibrës u nda nga jeta Nazmi Rushiti, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Dovolan të Peshkopisë, në vitin 1915. Përqafoi idetë komuniste kur ndiqte gjimnazin në Tiranë e në Shkodër dhe u bë anëtar i Grupit Komunist të Shkodrës. Në janar 1939 u arrestua dhe u dënua me burgim nga gjyqi që u organizua kundër komunistëve, në Tiranë. U arratis nga burgu pas agresionit fashist të 7 prillit. Në dhjetor 1939 u përjashtua nga gjimnazi i Shkodrës dhe u internua në ishullin Ventotene të Italisë. U kthye në atdhe në shtator 1941. Me themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare u pranua anëtar i saj dhe më pas u dërgua në qarkun e Dibrës. Dha ndihmesë për organizimin e luftës së armatosur në qarkun e Dibrës. Në një aksion të guximshëm në Zërqan u plagos rëndë dhe vdiq nga torturat e fashistëve. (Në fotografi: Nazmi Rushiti)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2270.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak.

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img