Spiridon Ilo

Lexo ngjarje:

Në Korçë lindi Spiridon Ilo, muzikant e atdhetar, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë të Shqipërisë. Spiridon Ilo mërgoi që herët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku krahas punës së përditshme, ndoqi dhe studimet e larta për muzikë. Në Nju-Jork të Amerikës hapi një kafene të vogël, ku edhe themeloi shoqërinë e parë diskografike me këngë shqip, në vitin 1923. Nën drejtimin e tij, diskografia luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kulturës shqiptare në vitet 1920–1940. Ilo kreu regjistrimin e parë të Himnit Kombëtar të Shqipërisë. Në këtë regjistrim, me numër regjistrimi E-3948, himni u këndua nga Spiridon Ilo dhe tenori arbëresh, Gjuzeppe Mauro. Në vitet ’20 të shekullit XX botoi e shpërndau kartolina me temë patriotike. Në vitin 1926 u vendos përfundimisht në Korçë. Më 1 prill të vitit 1945 iu akordua pension si Patriot i Rilindjes Kombëtare. Kallëpet e pllakave të gramafonit Spiridon Ilo i solli në Shqipëri dhe më 1946 ia dhuroi Komitetit Ekzekutiv. U nda nga jeta në Korçë, në vitin 1950. (Në fotografi: Spiridon Ilo)

Teksti: Agjencia Telegrafike Shqiptare

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Spiridon_Ilo

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img