Fatos Sela

Lexo ngjarje:

Në Tiranë lindi Fatos Sela, aktor, Artist i merituar. Studimet e larta i përfundoi në vitin 1972 në Institutin e Lartë të Arteve, dega e dramës. Në vitet 1972–1975 punoi si regjisor në Televizionin Shqiptar. Më 1975 u transferua në teatrin “Bylis” të Fierit, në të cilin punoi si aktor deri në vitin 1995. Periudha e punës në Teatrin e Fierit është koha e formimit dhe afirmimit të tij. Si një nga aktorët më në zë të këtij teatri, interpretoi pothuajse të gjitha rolet kryesore të veprave të vëna në skenë, si nga dramaturgjia shqiptare, ashtu edhe nga ajo e huaj. Është vlerësuar me shumë çmime në festivale të teatrove. Në rolin e Avni Rustemit te “Dy krisma në Paris” e Pëllumb Kullës, nderuar me Çmimin e Republikës, ai kulmoi në fundin e dramës me monologun e fjalës mbrojtëse, që e shndërroi në një pretencë plot patos kundër tradhtisë dhe tradhtarëve. Që nga viti 1995 e në vijim ishte aktor i Teatrit Kombëtar. Fatos Sela u shqua për zërin e tij tingëllues, bariton në bas, sikurse edhe për fjalën e rrumbullakuar, për dhuntitë fizike me prirje për role heronjsh, prijës a njerëz me individualitet të shprehur. U bë i njohur për ndjenjën e ngrohtë, syrin e mbushur dhe përjetimin e thellë. Këto shoqëroheshin rëndom me shpërthime të befta, por aspak të rrëmujshme e të pakontrolluara, përkundrazi të qarta dhe me qëllime të prera. U nda nga jeta në vitin 2013. (Në fotografi: Fatos Sela)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © https://www.facebook.com/65249967120/posts/10155678051412121/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img