Nikola Barbato

Lexo ngjarje:

Në Hora e Arbëreshëve (it. Piana degli Albanesi) të Sicilisë lindi Nikola Barbato (it. Nicola Barbato), mjek, gazetar e politikan arbëresh. Studioi në Seminarin Greko-Shqiptar të Palermos, më pas përfundoi studimet për mjekësi në këtë qytet. Pas diplomimit, punoi në spitalin e Palermos, ku veç kujdesit për pacientët u thellua edhe në studimet në fushën e psikiatrisë. Njëherësh, nisi edhe veprimtarinë si gazetar, duke trajtuar aspekte sociale e problematika që lidheshin me komunitetin shqiptar. Ishte një ndër themeluesit e Lëvizjes së Punëtorëve në Sicili (mars 1893), me anë të së cilës iu kundërvu sa mafies siciliane, aq edhe politikës së pandjeshme të qeverisë së kohës për varfërinë e skajshme të Horës së Arbëreshëve. Për shkak të angazhimit politik, jeta e tij ka qenë disa herë në rrezik, madje familjarë të tij u vranë nga mafia. Për nder të kontributit të tij në organizimin e kryengritjeve të ndryshme shoqërore, sot në Horën e Arbëreshëve ekziston një muze etnografik me emrin e tij. U nda nga jeta në Milano, në vitin 1923. (Në fotografi: Nikola Barbato)

Teksti: Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, Tiranë.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Nicola_Barbato

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Rahovecit

U zhvilluan “Luftimet e Rahovecit”, të cilat shënuan fillimin e fazës së parë të luftës së hapur ndërmjet forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img