Në Elbasan lindi Safet Omeri, pjesë e grupit të piktorëve peizazhistë shqiptarë të fundit të shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI. Kreu Liceun Artistik “Jordan Misja” (1993) dhe Universitetin e Arteve, Tiranë (2012). Ka filluar të ekspozojë që në vitin 1995, duke marrë pjesë në ekspozitën “Tunel 95” (Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë). Më 2001, piktori Omeri kreu studimet në kolegjin Art & Teknologji në Birmingham, Mbretëria e Bashkuar. Omeri ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme në grup, si në vendlindje, në Elbasan dhe në Athinë (2007). Artisti Safet Omeri, në krijimtarinë e tij përdor paletë me ngjyra harmonike. Punimet e tij përshkohen nga një dritë e përgjithshme e qetë. Omeri jeton dhe krijon në Boston, Massachusetts (SHBA). (Në fotografi: Vepra e Omerit “Tirana”, 2012, vaj në kanavacë.)
Teksti: Ylli Drishti, 100 vjet Tirana në pikturë; 1920-2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 121.
Fotografia: © Koleksioni “Galeria Rira”
Përpunim grafik: AHCF




