Në fshatin Blinisht të krahinës së Zadrimës, lindi Pjetër Zarishi (1806–1866), veprimtar dhe luftëtar i lëvizjes për çlirimin kombëtar, poet. Studioi për prift në Romë dhe u kthye në Shqipëri për të punuar si prift fshati. Më pas, Zarishti u bë abat në krahinën me popullsi krejt kaotike të Mirditës. Ai është kryesisht, por jo tërësisht, autor vjershash fetare, që i shkruante duke thurur bukur elemente të huaja (italisht, latinisht dhe turqisht) me elemente vendase të Shqipërisë së Veriut. Disa nga krijimet e tij poetike u botuan më vonë në revistën “Hylli i Dritës”, por shumë të tjera mbetën të pabotuara. Vdiq në Kallmet të Zadrimës së tij. (Në fotografi: Institucioni Arsimor i Mesëm i Bashkuar “Pjetër Zarishi”, Blinisht, Lezhë.)
Teksti: Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, “Dukagjini”, Pejë, 2001, faqe 166.
Fotografia: © https://www.facebook.com/profile.php?id=100064778946015
Përpunim grafik: AHCF




