Masakra e Suharekës

Lexo ngjarje:

U zhvillua “Masakra e Suharekës”, masakër e ushtrisë dhe e policisë së Serbisë ndaj civilëve shqiptarë të Suharekës, me ç’rast u vranë 57 anëtarë të familjes Berisha. Rreth mesditës së 26 marsit 1999, ushtarë dhe policë serbë rrethuan shtëpitë e Berishajve. Më pas i nxorën jashtë të gjithë dhe i ndanë burrat nga gratë dhe fëmijët. Grave dhe fëmijëve u thanë që të ikin, ndërsa shtatë meshkuj i pushkatuan para shtëpisë së tyre. Më pas, afër stacionit të autobusëve në Suharekë ua zënë rrugën grave edhe fëmijëve dhe me dhunë i fusin në kafenenë “Kalabria”. Pasi i urdhëruan të ulen, hapin zjarr mbi ta nga automatikët për afro 30 minuta. Pak më vonë qëlluan për herë të dytë dhe hodhën disa bomba dore. Vranë me këtë rast nga foshnja 10 muajsh e deri te gruaja 65 vjeçe. Për t’i humbur gjurmët e krimit, trupat e të vrarëve i ngarkuan në një kamion të mbuluar. Në rrugë e sipër vrasin edhe ndonjë të plagosur. Masakrës i shpëtuan tre persona, dy gra dhe një fëmijë (Shyhretja, Vjollca dhe Gramozi 8 vjeç). Kur kamioni arriti afër fshatit Malësi e Re, Shyhretja, Vjollca dhe Gramozi kërcyen nga kamioni. Shyhretes i japin ndihmë disa vendës, të cilët e dërguan në një bazë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vjollca me Gramozin u strehuan në fshatin Caparc të Prizrenit. Kufomat e familjes Berisha i varrosin në poligonin e kazermës në Prizren dhe pas dy javësh i dërguan në Batajnicë afër Beogradit. (Në fotografi: Pamje nga Muzeu i Martirëve të familjes Berisha në Suharekë.)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1060–1061.

Fotografia: © https://www.facebook.com/albini2017/posts/765397201620676?ref=embed_post

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img