Masakra e Ribarit

Lexo ngjarje:

Në orët e mëngjesit të 18 prillit 1999 ushtria dhe policia serbe, e ndihmuar nga serbët lokalë, hynë në fshatin Ribar të Vogël, ku pa asnjë shkas masakruan 25 banorë shqiptarë të moshës 7–90 vjeç. Pas nxjerrjes me dhunë nga shtëpitë e tyre, i qëlluan pas shpine me automatikë. Nga të vrarët, 19 ishin banorë të Ribarit të Vogël, ndërsa 6 të tjerë ishin anëtarë të familjes Vuniqi nga fshati Vërshec, të cilët ishin strehuar në këtë fshat. Pas vrasjeve dhe dëbimit të banorëve, filluan plaçkitjet, shkatërrimi i shtëpive dhe djegia e tyre. (Në fotografi: Memoriali kushtuar martirëve në Ribar.)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1059.

Fotografia: © https://www.facebook.com/photo/?fbid=525368405627526&set=pcb.525368458960854

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img