Masakra e Studimes

Lexo ngjarje:

U zhvillua “Masakra e Studimes”, masakër e kryer nga forcat ushtarake dhe policore të Serbisë ndaj popullatës civile shqiptare në Studime, Vushtrri, në të cilën u vranë 99 civilë shqiptarë. U bë në shenjë hakmarrjeje për humbjet që pësonin ushtria dhe policia e Serbisë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe bombardimet e NATO-s. Shumica e civilëve u ekzekutuan nga afër, me nga një plumb në kokë. Në ekzekutimin e civilëve kanë marrë pjesë policë serbë vendorë nga Vushtrria dhe zonat e tjera përreth. Me qëllim të përkujtimit të kësaj masakre, në varrezat ku janë varrosur të vrarët shqiptarë në Studime, është ngritur një përmendore me emrat e të vrarëve, ku janë skalitur emrat e 116 të rënëve. (Në fotografi: Përmendore e martirëve në fshatin Studime, Vushtrri.)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1060.

Fotografia: © https://www.koha.net/arberi/375931/24-vjet-nga-masakra-e-studimes-se-vushtrrise/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img