Impresum

info@albanianheritage.al

20.5 C
Tirana
E diel, 10 Maj, 2026

Hajg Zaharian

Lexo ngjarje:

Në Durrës lindi Hajg Zaharian, kompozitor, Artist i Merituar. Studioi për kompozicion dhe u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve (1974). Deri në vitin 1980 punoi me lëvizjen artistike amatore; më pas mësues në shkollën e mesme artistike në Durrës dhe në Akademinë e Arteve (Tiranë), ku drejtoi prej disa vitesh edhe katedrën e teori-kompozicionit. Veprimtarinë krijuese e nisi herët, duke shfaqur interesa në të gjitha format e gjinitë e muzikës, si autor i dhjetëra këngëve, i krijimeve të ndryshme të muzikës vokale dhe instrumentale të dhomës, i veprave të mëdha vokale-simfonike, orkestrale, skenike (baleti “Legjenda e lules Honinë”, 1987) etj. Hajg Zaharian u dallua midis të tjerash, në fushën e muzikës së filmit, ku numërohen 27 bashkëpunime me kineastë të njohur të Kinostudios “Shqipëria e Re”. Disa nga arritjet e tij më të mira në këtë drejtim, janë muzika e filmave: “Dollia e dasmës sime” (1978), “Njeriu i mirë” (1982), “Dora e ngrohtë” (1983), “Taulanti kërkon një motër” (1984). (Në fotografi: Hajg Zaharian)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2970.

Fotografia: © https://www.teksteshqip.com/hajg-zaharjan

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Hafiz Ymer Bakalli

Në një familje të madhe në lagjen “Rus i Vogël” të qytetit të Shkodrës lindi Hafiz Ymer Bakalli, klerik i lartë mysliman, mësues.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img