Impresum

info@albanianheritage.al

18.5 C
Tirana
E hënë, 4 Maj, 2026

Zyhdi Herri

Lexo ngjarje:

Në Tiranë, me pretekst të ashtuquajturin incident në ambasadën sovjetike, u pushkatua pa gjyq Zyhdi Herri, jurist. Lindi më 1921, në Tiranë. Studioi në liceun e Korçës dhe Tiranës. Më 1939–1940 u përjashtua nga të gjitha shkollat e Perandorisë Italiane, si pjesëmarrës në demonstratat kundër pushtimit italian. Më vonë, studioi jurisprudencë. Pas luftës punoi në gazetën “Bashkimi”. Një ditë pas vdekjes, më 27 shkurt, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi, me vendim nr. 64, si “pjesëmarrës në organizatë terroriste, për hyrje në shërbim të spiunazhit imperialist, për propagandë kundër pushtetit dhe për nxitje lufte”, me vdekje, pushkatim, me humbjen e të drejtave civile të përhershme dhe me konfiskimin e të gjithë pasurisë së tundshme e të patundshme.

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. III, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2014, faqe 219.

Fotografia: © https://kujto.al/personat/zyhdi-herri/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Michele Bulmetti

U nda nga jeta at Mikele Bulmeti (it. Michele Bulmetti), misionar arbëresh.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img