Nuri Gani Bushi

Lexo ngjarje:

Ra dëshmor luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nuri Gani Bushi. Shkollën fillore e kreu në Han të Elezit, ndërsa shkollën e mesme në Kaçanik. Viteve të fundit, Nuriu punonte në Itali, ku përveç punës që ka kryer për mbajtjen e familjes, ka qenë edhe aktivist dhe anëtar i shoqatës në mërgim “Iliria”, me seli në qytetin Celani të Italisë. Ka marrë pjesë në të gjitha protestat dhe demonstratat kundër pushtuesit serb në Han të Elezit. Nuriu u përfshi në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke u vendosur në pikën e luftës në Puset e Nikës. Pas formimit të njësiteve të para të UÇK-së në Puset e Nikës, nga tetori i vitit 1998, rregullisht mbante kontakte me çlirimtarët dhe ishte në shërbim të komandës. Ushtria serbe filloi përgatitjet serioze për një ofensivë të gjerë kundër njësiteve të UÇK-së në këto anë. Më 2 mars 1999, forcat serbe filluan rrethimin e pozicioneve nga të gjitha drejtimet, me forca shtesë ushtarake të ardhura nga Ferizaj, Shtërpca e Kaçaniku. Serbët u vendosën përreth fshatrave Bob, Gajre, Laq, Puset e Nikës, Goranc, Rezhanc etj. Këto forca ishin të pajisura me tanke, autoblinda, artileri të rëndë dhe kamion të shumtë plot me ushtarë dhe teknikë lufte. Gjatë gjithë ditës u zhvilluan luftime të ashpra. Përveç Nuri Bushit, atë ditë ka rënë edhe Xhemsedin Ibrahim Suma, dhe janë plagosur ushtarët Murat Loku, Xhelal Bushi dhe Mehmet Bilalli nga Lubishta e Vitisë. (Në fotografi: Nuri Gani Bushi)

Teksti: https://www.radiokosovaelire.com/

Fotografia: © https://www.radiokosovaelire.com/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img