Anton Çetta

Lexo ngjarje:

Lindi në Gjakovë Anton Çetta (1920–1995), folklorist, profesor, veprimtar shoqëror e patriot. Ndoqi Liceun Kombëtar (francez) të Korçës, dhe më pas Liceun Klasik, në Milano (Itali). Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore ndoqi studimet e larta për romanistikë dhe u diplomua në Universitetin e Beogradit (1950). Më 1960, filloi punën në Fakultetin Filozofik të porsaçelur në Prishtinë, ku për disa vite ligjëroi lëndën “Letërsi e vjetër shqipe”. Prej vitit 1967, si bashkëpunëtor shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, iu përkushtua tërësisht punës për mbledhjen, studimin dhe botimin e folklorit të Kosovës. Janë botuar një varg librash me lëndë folklorike të përgatitura prej tij në vite të ndryshme, ku ka dhënë ndihmesa për ndriçimin e problemeve që kanë të bëjnë me klasifikimin e prozës popullore shqiptare, me baladat shqiptare, me legjendat për Skënderbeun, me këngët historike etj. (Në fotografi: Anton Çetta)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 388-389.

Fotografia: © Muzeu Historik Kombëtar

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img