Sokrat Mio

Lexo ngjarje:

Në Korçë lindi Sokrat Mio, regjisor teatri, Artist i Merituar. Kreu studimet për regjisor në Akademinë Dramatike-Muzikore të Parisit (1934). Më 1935, si regjisor i shoqërisë “Vllaznia” në Shkodër, me nxënësit e gjimnazit vuri në skenë “Vilhelm Telin” e F. Shilerit, që u ndalua nga autoritetet. Me nxënësit e shkollës teknike të Tiranës vuri në skenë dramën “Besa” të Sami Frashërit. Me shoqërinë artistike e sportive “Rinia korçare”, në Korçë vuri në skenë dramën “Armiku i popullit” (1937) e H. Ibsenit, duke përdorur metoda novatore, si bashkimin e skenës me platenë, hoqi murin e katërt, që i dha shfaqjes një karakter të theksuar demokratik e me kritikë të fortë shoqërore e politike për kohën. Dha ndihmesë për teatrin amator, duke e çuar atë në rrugën e interpretimit realist. Gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e nisi veprimtarinë në teatrin partizan më 1944, me krijimin e grupit koral-teatror në Lavdar të Korçës, me të cilin vuri në skenë poemën “Epopeja e Ballit Kombëtar” (Sh. Musaraj) dhe komedinë e A. Z. Çajupit “14 vjeç dhëndër”. Në vitet e para pas luftës punoi në Teatrin Popullor dhe drejtoi shkollën e parë dramatike; nga viti 1950, regjisor në teatrin “A. Z. Çajupi” të Korçës. Ka vënë në skenë një varg veprash të njohura të dramaturgjisë botërore (të Molierit, N. Gogolit, K. Goldonit, B. Xhonsonit etj.), dramatizime nga vepra të autorëve shqiptarë, si M. Grameno, F. Postoli, K. Jakova, S. Çomora etj. Me punën e tij dha ndihmesë për ngritjen e nivelit artistik të teatrit shqiptar, duke e futur atë në rrugën e interpretimit realist dhe të profesionalizmit artistik. (Në fotografi: Sokrat Mio)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1729.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img