Në Mashkullorë të Gjirokastrës u zhvillua “Lufta e Mashkullorës”. Ky ishte aksioni i i parë që bëri jehonë jo vetëm në Gjirokastër, por edhe përtej kufijve të Perandorisë Osmane, pas vrasjes së Bimbashit, në shkurt të vitit 1908, nga çeta e Çerçiz Topullit. Bimbashi, Halil Musa Beu, ishte komandant i xhandarmërisë në Gjirokastër. Më 18 mars 1908 forcat turke nisën sulmin kundër çetës së Çerçiz Topullit. Pavarësisht numrit shumë herë më të madh të ushtarëve osmanë, çeta e Çerçiz Topullit mundi të çante rrethimin. Kjo betejë njihet si “Lufta e Mashkullorës” dhe shënoi një hap tjetër në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, që shihte edhe luftën e armatosur si mjet për të arritur qëllimet e veta politike. (Në fotografi: Çerçiz Topulli me ushtarë në Mashkullorë.)
Teksti: Muzeu Historik Kombëtar
Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Battle_of_Mashkullor%C3%AB
Përpunim grafik: AHCF




