Në fshatin Piana dei Greci (Itali), Lekë Matrënga përfundoi përkthimin e veprës së njohur “E mbësuame e Krishterë” (“Doktrina e krishterë”). Vepra e Matrëngës përmban një hyrje në italisht, një vjershë me tetë vargje që përbën llojin e parë të vargut të shkruar në shqip, si dhe vetë katekizmën, e cila është një udhëzim fetar për doktrinat kishtare në formën e pyetje-përgjigjeve. Ndonëse e shkurtër në krahasim me vepra të tjera të letërsisë së hershme shqiptare, vetëm me 28 faqe, “Doktrina e krishterë” e Matrëngës është me rëndësi historike e letrare, jo vetëm si botimi i dytë më i vjetër i letërsisë shqiptare, por edhe si vepra e parë nga një arbëresh dhe e para vepër e shkruar në toskërishte. (Në fotografi: E mbësuame e Krishterë – Doktrina e krishterë)
Teksti: Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, “Dukagjini”, Pejë, 2001, faqe 37–38.
Fotografia: © https://www.vaticannews.va/
Përpunim grafik: AHCF




