Qemal Stafa

Lexo ngjarje:

Në Elbasan lindi Qemal Stafa, veprimtar i lëvizjes komuniste, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, një nga drejtuesit kryesorë të Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Rinisë Komuniste Shqiptare, Hero i Popullit. Që kur ishte nxënës në gjimnazin e Shkodrës, përqafoi idetë komuniste dhe mori pjesë në lëvizjen revolucionare të rinisë, duke u bërë një nga drejtuesit e shoqërisë “Besa shqiptare”. Anëtar i Grupit Komunist të Shkodrës, përhapës i ideve e literaturës komuniste, organizator i celulave komuniste. U radhit ndër letrarët e rinj realistë dhe në shkrimet e tij u ngrit kundër realitetit shoqëror të kohës. Në një varg shkrimesh me karakter publicistik, paraqiti haptas idetë e tij revolucionare. Shkroi tregime, skica e vjersha, një pjesë e të cilave u botuan me pseudonimin “Brutus” në shtypin përparimtar të kohës. Trashëgimia e tij letrare u përmblodh në vëllimin “Qortimet e vjeshtës” (1961). Në janar 1939, u arrestua e u dënua me burgim, si kundërshtar i regjimit. Tribunën e gjyqit kundër elementëve komunistë e përdori për të demaskuar regjimin dhe për të propaganduar idetë komuniste. U burgos në Mbreshtan të Beratit, nga ku u arratis pas agresionit fashist të 7 prillit. Vijoi përkohësisht studimet në Itali dhe pas kthimit në atdhe, u hodh në ilegalitet. Mori pjesë në mbledhjen themeluese të Partisë Komuniste Shqiptare, ku u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të Përkohshëm. Me krijimin e organizatës së Rinisë Komuniste Shqiptare (22.11.1941) u zgjodh sekretar politik i saj. U vra nga fashistët në Tiranë, më 1942. (Në fotografi: Qemal Stafa)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2386–2387.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Qemal_Stafa

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img