Henri Uodsuërth Longfelou

Lexo ngjarje:

Në SHBA, u nda nga jeta Henri Uodsuërth Longfelou (Henry Wadsworth Longfellow), poet amerikan me veprimtari shumë të gjerë letrare. Shkroi vjersha, romane, pjesë teatrore, u mor me përkthime nga letërsia klasike e popujve evropianë. Nën nxitjen e Dora d’Istrias hartoi poemën romantike “Skënderbeu”, me temë kthimin e heroit ë Kruja pas betejës së Nishit. Poeti e ka paraqitur kryetrimin si një hero legjendar. Vepra është shqipëruar në mënyrë mjeshtërore nga Fan S. Noli (1916). (Në fotografi: Henry Wadsworth Longfellow)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1535.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Henry_Wadsworth_Longfellow

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img