Në Tiranë u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste. Pas 5 dekadash, në Shqipëri shfaqen shenjat e para të rilindjes së parlamentarizmit. Pas një periudhe 67-vjeçare, mblidhet parlamenti i parë pluralist i dalë nga zgjedhjet e 31 marsit 1991 (250 deputetë). Ligji “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, i miratuar në këtë vit, solli ndryshime në kuadrin e organizimit demokratik të shtetit. Ai u plotësua gradualisht nga një sërë ligjesh të tjera kushtetuese, deri në miratimin e një kushtetute të re tërësore. Emërtimi Kuvend Popullor ndryshohet në Kuvend i Shqipërisë (njëdhomësh, 140 deputetë). Pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës, Kuvendi, si organi më i lartë i pushtetit ligjvënës, vazhdoi procesin e hartimit dhe të miratimit të ligjeve. Veprimtaria legjislative është bërë një nga instrumentet më aktive në konsolidimin e institucioneve të shtetit dhe të integrimit euroatlantik. (Në fotografi: Moment nga parlamenti i parë pluralist.)
Teksti: Xhoxhi L., 100 vjet parlamentarizëm shqiptar, “print-AL”, Tiranë, 2021, faqe 8.
Fotografia: © Kuvendi i Shqipërisë
Përpunim grafik: AHCF




