Impresum

info@albanianheritage.al

18.5 C
Tirana
E diel, 5 Prill, 2026

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO

Lexo ngjarje:

Më 1 prill 2009 Shqipëria u anëtarësua në NATO (North Atlantic Treaty Organization – Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior), një organizatë politike-ushtarake e vendeve të Evropës dhe të Amerikës Veriore. Ky anëtarësim është një ndër ngjarjet më të rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë kombin shqiptar. Aktualisht Shqipëria e sheh sigurinë e saj pazgjidhshmërisht të lidhur me sigurinë e territorit që mbulojnë prerogativat e Traktatit të Atlantikut të Veriut. Nisur nga roli themelor i NATO-s në sigurinë e përbashkët të territorit aleat, Shqipëria mbështet aktivisht unitetin e Aleancës dhe rëndësinë thelbësore të lidhjes Transatlantike, në mënyrë që NATO të mbetet kolonë stabiliteti për gjeneratat e ardhshme. Shqipëria është pjesë e vullnetit të palëkundur të NATO-s për të bërë gjithçka që duhet për të siguruar dhe për të mbrojtur të gjitha vendet aleate. Aktualisht, ushtarakët shqiptarë janë pjesë e mijëra trupave të vendeve të NATO-s, të cilët shërbejnë në operacionet dhe misionet e Aleancës në vendet baltike, Poloni, Rumani, Bullgari dhe në Kosovë. Po ashtu, Shqipëria kontribuon në rritjen e gatishmërisë së forcave aleate e në modernizimin e strukturës së komandës ushtarake. Shqipëria vijon të mbetet një mbështetëse e fortë e politikës së zgjerimit të Aleancës. Vitet e fundit, anëtarësimi i fqinjëve tanë në NATO është një evidencë e qartë e jetësimit të kësaj politike, që i shërben forcimit të paqes dhe sigurisë e stabilitetit të rajonit. (Në fotografi: Foto ilustruese e anëtarësimit në NATO.)

Teksti: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Fotografia: © https://www.mod.gov.al/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Masakra e Rezallës

U zhvillua “Masakra e Rezallës”, masakër e forcave të policisë dhe të ushtrisë së Serbisë mbi popullsinë civile shqiptare në fshatin Rezallë të Skënderajt.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img