Dorëheqja e Ramiz Aliasë

Lexo ngjarje:

Më 3 prill 1992, Ramiz Alia hoqi dorë nga posti i presidentit të ish-Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, duke i dhënë fund kështu edhe karrierës së tij në politikë. Në saje të këtij akti dorëheqës, Alia veçohet si i pari funksionar i lartë i regjimit komunist i dalë nga një parlament pluralist, i cili pranoi të largohej nga detyra përmes zgjedhjeve demokratike. Detyra e tij i kaloi udhëheqësit të forcës kryesuese opozitare në qendroret e parakohshme të 22 marsit, Sali Berishës. Në pranverën e vitit 1985, Alia u zgjodh si pasues i diktatorit Enver Hoxha. Në këtë cilësi, më 12 dhjetor 1990 firmosi ligjin që lejonte krijimin e partive dhe të shoqatave politike. Ramiz Alia ka qenë President i Shqipërisë në vitet 1991–1992, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror i Partisë së Punës së Shqipërisë (1986–1991), Kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë (1985–1998), pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Punës Socialiste. (Në fotografi: Ramiz Alia, 1950.)

Teksti: Arkivi Qendror Shtetëror

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Ramiz_Alia

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aksioni i njësiteve të çetave partizane

U zhvillua “Aksioni i njësiteve të çetave partizane”, aksioni i parë në shkallë kombëtare gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e disa qendrave të vendit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img