Qeriba Derri

Lexo ngjarje:

Më 4 prill 1944 u pushkatua nga nazistët gjermanë Qeriba Derri (1905–1944), pjesëmarrëse e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Heroinë e Popullit. Lindi në Smokthinë të Vlorës. Emigroi në Francë me familjen, më 1919. U bë ndërlidhëse midis emigrantëve revolucionarë shqiptarë në Francë dhe të rinjve përparimtarë brenda Shqipërisë; bashkëpunëtore e Halim Xhelos dhe e Ali Kelmendit. Ka qenë veprimtare dhe propagandiste e idesë së çlirimit kombëtar në radhët e punëtorëve emigrantë shqiptarë në Francë. Mori pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Anëtare e Partisë Komuniste Shqiptare që nga viti 1943. Punoi në qarkun e Vlorës, sidomos me gratë për përfshirjen e tyre në luftë për çlirimin e atdheut. Ishte përgjegjëse e organizatës së gruas në zonën e çliruar të Mesaplikut. U arrestua, u torturua dhe u pushkatua më 1944. (Në fotografi: Qeriba Derri)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 452.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aksioni i njësiteve të çetave partizane

U zhvillua “Aksioni i njësiteve të çetave partizane”, aksioni i parë në shkallë kombëtare gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e disa qendrave të vendit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img