Më 4 prill 1954, në burgun e tmerrshëm të Burrelit, ku vdiq prej infarktit, at Karl Serreqi, martir i Kishës Katolike. Lindi në Shkodër. Studioi teologji në Koleviti të Peshias (Pescia, Itali). U shugurua meshtar në Torrikio të Peshias, më 29 qershor 1936. Qe famullitar në Curraj të Epërm (1937–1939), Berishë (1939–1943) e Rajë (1943–1946) në zonën e Tropojës. U arrestua në Rajë, më 9 tetor 1946. U burgos në Shën Gjergj të Dukagjinit dhe pastaj në Shkodër. Më 18 janar 1947 u dënua me varje. Më 24 shkurt 1947, dënimi iu kthye në dënim me burgim të përjetshëm dhe punë të detyruar në Maliq të Korçës, si dhe më pas në burgun e tmerrshëm të Burrelit, ku vdiq prej infarktit. (Në fotografi: Karl Serreqi)
Teksti: https://kishakatolikeshkoder.com/ate-karl-serreqi-o-f-m/
Fotografia: © https://kishakatolikeshkoder.com/ate-karl-serreqi-o-f-m/
Përpunim grafik: AHCF




