Maria Antonia Braile

Lexo ngjarje:

Më 10 prill 1917 u nda nga jeta Maria Antonia Braile, shkrimtarja e parë arbëreshe që publikoi literaturë në gjuhën shqipe, një koleksion me poezi me titull “Këngët”. Lindi në Shën Mitër Korona (Kalabri). Pati një jetë të shkurtër 1894–1917. Poezia e Brailesë është e thjeshtë dhe melankolike. dhe ato pak vjersha që shkroi u botuan vetëm pas vdekjes së saj, nga i vëllai, Salvadore, edhe ai poet, por shumë ndryshe prej saj. Maria Antonia Braile nuk ka vetëm rëndësi historike, padyshim ajo shkroi pak dhe ishte edhe një poeteshë minore, por dallohet për një lirizëm të çiltër dhe fin. Një nga vjershat që e spikati ishte “Tek e keqja sëmundje”, qartësisht autobiografike, ku përshkruhen vuajtjet e saj nga sëmundja që po i merr jetën në lulen e rinisë dhe ku ndihet etja për jetë dhe ankthi i vdekjes. Meriton vëmendje edhe vjersha në një frymë popullore me distikë të rimuar që i kushtohet Luftës së Parë Botërore. Në një optikë femërore, ajo e sheh luftën si kositëse jetësh të reja dhe aspak në një përmasë lavdie apo heroizmi. (Në fotografi: Shën Mitër Korona, Kalabri.)

Teksti: Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët

Fotografia: © https://www.wikiwand.com/sq/Sh%C3%ABn_Mitri_%28Itali%29

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aksioni i njësiteve të çetave partizane

U zhvillua “Aksioni i njësiteve të çetave partizane”, aksioni i parë në shkallë kombëtare gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e disa qendrave të vendit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img