Më 12 prill 1944, ra duke luftuar kundër forcave naziste në Kuç të Kurveleshit, Dervish Hekali (1915–1944). veprimtar i lëvizjes demokratike dhe pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Hekal të Mallakastrës. Që i ri punoi punëtor në mirëmbajtjen e rrugëve dhe në portin e Durrësit. Mori pjesë në kryengritjen e Fierit (1935) dhe u burgos. Kundërshtoi pushtimin italian, zhvilloi veprimtari antifashiste në radhët e punëtorëve dhe u burgos (1941). Në burg u lidh me elementë komunistë dhe u njoh me programin e Partisë Komuniste Shqiptare. Pasi doli nga burgu, punoi gjallërisht për ngritjen e këshillave nacionalçlirimtarë në krahinën e tij dhe u caktua zv.komandant i çetës së Mallakastrës (1942). Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare (1942). Me krijimin e Brigadës V Sulmuese, u caktua zv.komandant i saj. (Në fotografi: Dervish Hekali)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 900.
Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak
Përpunim grafik: AHCF




