Më 16 prill 1950, në burgun e Shkodrës u nda nga jeta at Gaspër Suma, martir i Kishës Katolike. Lindi në Shkodër. Studioi në Shkodër dhe pastaj në Vjenë, Grac e Lankowitz të Austrisë. Studioi teologji në Shkodër dhe Gjenovë. U shugurua meshtar në Gjenovë, më 24 korrik 1921. Dha mësim në Seminarin e Fretërve Minorë të Shkodrës. Qe famullitar në Përshkash (1923–1924), Nikaj (1927–1931), Toplanë (1932–1942), Theth (1942–1943), në Hot e Rapshë (1943–1946), në Gomsiqe (1946–1947). U arrestua në Gomsiqe dhe u burgos në Shkodër, më 24 maj 1948. Më 22 gusht 1949, u dënua me tre vjet burg. U nda nga jeta më 1950. (Në fotografi: At Gaspër Suma)
Teksti: https://kishakatolikeshkoder.com/ate-gasper-suma-o-f-m/
Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Gasp%C3%ABr_Suma
Përpunim grafik: AHF




