Largimi i shqiptarëve të Kosovës nga lufta

Lexo ngjarje:

Data 16 prill 1998–1999 njihet si eksodi i shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës. Rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni (sot Maqedoni e Veriut). Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra-mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës. Dëbimi i shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi). 16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapën dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova. (Në fotografi: Moment nga eksodi i shqiptarëve.)

Teksti: https://prizrenpost.com/al/21-vite-nga-eksodi-i-shqiptareve-nga-kosova/

Fotografia: © https://prizrenpost.com/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img