Vilhelm Vidi (Wilhelm Wied)

Lexo ngjarje:

Më 18 prill 1945, në Rumani u nda nga jeta Vilhelm Vidi (Wilhelm Wied), princ gjerman nga një familje protestante, i caktuar nga Fuqitë e Mëdha evropiane, në tetor 1913, në krye të shtetit shqiptar. Vilhelm Vidi erdhi në Shqipëri më 7 mars 1914, në një situatë të ndërlikuar kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjatë sundimit gjashtëmujor bëri përpjekje të lidhej dhe me elementët demokratë, përveç atyre konservatorë, që mbizotëronin skenën politike shqiptare. U përpoq të ruante balancën ndërmjet interesave të Fuqive të Mëdha në Shqipëri. Nën trysninë e Fuqive të Mëdha bëri lëshime në dëm të sovranitetit të shtetit shqiptar e në favor të qarqeve ekspansioniste greke. Pas shpërthimit, në maj 1914, të Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme kundër tij, u detyrua qëndronte i izoluar në Durrës, i mbrojtur nga forcat e tij. Me fillimin e Luftës së Parë Botërore në gusht 1914, ekuilibri politik ndërmjet Fuqive të Mëdha evropiane u prish dhe Vilhelm Vidi humbi edhe mbështetjen ndërkombëtare. Abdikoi formalisht dhe u detyrua të largohej nga Shqipëria, më 3 shtator 1914. (Në fotografi: Princ Vilhelm Vidi.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2884.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Wilhelm,_Prince_of_Albania

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img