herit_admin

Fatmir Haxhiu

Në Gjirokastër lindi Fatmir Haxhiu, piktor shqiptar i gjysmës së dytë të shekullit XX, Piktor i merituar dhe Mjeshtër i Madh i Punës.

Formimi i Brigadës IV Sulmuese të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare.

Në Voskopojë të Korçës u formua Brigada IV Sulmuese e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare.

Frano Prendi

Në spitalin e Brukselit u nda nga jeta Frano Prendi, arkeolog, specialist i periudhës prehistorike, një ndër themeluesit e arkeologjisë shqiptare, profesor.

Elez Isufi

Në Peshkopi u nda nga jeta Elez Isufi, atdhetar dhe udhëheqës popullor në luftën për mbrojtjen e pavarësisë kombëtare e të tërësisë tokësore të Shqipërisë dhe për demokratizimin e jetës së vendit.

Themelimi i Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

Me emërtimin e sotëm ATSH u ngrit Agjencia Telegrafike Shqiptare, institucioni qendror informativ i Republikës së Shqipërisë.

Dalja e numrit të parë të gazetës “Zëri”.

Në Prishtinë doli numri i parë i gazetës “Zëri”.

Gjergj Qiriazi

Në Manastir (Bitola e Maqedonisë së Veriut) u nda nga jeta Gjergj Qiriazi, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist, vëlla i Gjerasim Qiriazit.

Gjergj Fishta

Në Shkodër u nda nga jeta Gjergj Fishta, poet, klerik i lartë, estet, politikan, polemist, dramaturg.

Lufta e Gjormit

U zhvillua Lufta e Gjormit, një ndër luftimet më të mëdha në rrethin e Vlorës gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Vangjush Mio

Në Tiranë u nda nga jeta Vangjush Mio, piktor, pjesë e artistëve realistë shqiptarë të gjysmës së parë të shekullit XX.

About Me

4152 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Dhimitër S. Shuteriqi

U nda nga jeta Dhimitër S. Shuteriqi, shkrimtar dhe historian i letërsisë, profesor, akademik, Mësues i Popullit.
- Advertisement -spot_img