Robert Ndrenika

Lexo ngjarje:

Lindi në Tiranë Robert Ndrenika, aktor, Artist i Popullit. Në vitet 1960–1964 studioi për aktor. Pas mbarimit të shkollës, deri më 1970, punoi si aktor në teatrin “Skampa” të Elbasanit; në vitet 1970–1974 në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve, i quajtur ndryshe Teatri i të Rinjve, dhe më pas në Teatrin Kombëtar deri në vitin 2001, kur doli në pension. Ka kryer detyrën e drejtorit të Teatrit Kombëtar në vitet 1993–1994. Në vitet 1992–1996 ka qenë i zgjedhur si deputet i Kuvendit Popullor. Robert Ndrenika shquhet për larminë e roleve, për kalime të natyrshme nga drama dhe tragjedia në komedi dhe grotesk; është lehtësisht i transformueshëm, i vërtetë, i besueshëm, me sens të spikatur realist, skicues i karaktereve të goditura, rëndom të ardhura nga shtresat rurale a të ulëta të shoqërisë, por jo pak syresh edhe nga radhët e intelektualëve, zyrtarëve etj. Në Festivalin e Filmit të vitit 1979, u nderua me çmimin “Aktori më i mirë” me rolin e nënprefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”, ku dha tipin e një nëpunësi kinse “oksidental”, plot gjeste e maniera prej aristokrati dhe njeriu të “kulturuar” të provincës, por, në fakt, snob e të korruptuar. Në kinematografi ka interpretuar në mbi 38 filma, kryesisht role kryesore, por edhe të dyta. Loja e tij para kamerës shquhet për saktësinë e të vepruarit, për një ndjenjë të thellë e të brendshme, për organicitet e natyrshmëri. Për shumë vite Robert Ndrenika ka punuar si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe i fjalës artistike, në degën e aktrimit, në Akademinë e Arteve. (Në fotografi: Robert Ndrenika)

Teksti: Josif Papagjoni

  
Fotografia: © [Panorama](http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2016/07/robert-ndrenika.jpg)

  
Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

In the battles fought in the Battle of Koshare, Xhemajl Fetahaj, a fighter of the Kosovo Liberation Army (KLA), Hero of Kosovo, was killed.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img