Abedin Nepravishta

Lexo ngjarje:

Në Kuç lindi Abedin Nepravishta, nëpunës, prefekt, kryetar i Bashkisë së Tiranës (1933–1935 dhe 1937–1939). Lindi në një familje libohovite, që qe vendosur aty ngaqë i ati ishte nënprefekt i Kurveleshit. Studimet i kreu në Shkollën Civile të Administratës Mbretërore “Mülkiye-i-Sehahané” në Stamboll (1908–1912). Në vitet 1912–1914 punoi si nënprefekt në Përmet dhe Lushnjë. Ishte një nga nismëtarët e Komisionit për mbajtjen e Kongresit të Lushnjës dhe përgjegjës i sigurimit të brendshëm të tij. Më 1920, kryeministri i Shqipërisë, Sulejman Delvina, e emëroi prefekt të Tiranës. Me nisjen e punës për hapjen e gjimnazit të shtetit, Nepravishta u largua nga posti i prefektit të Tiranës, për të punuar në po këtë post në Elbasan, Durrës, Shkodër e, më pas, në Korçë e Vlorë. Gjatë kësaj kohe, për dy vjet punoi si drejtor i Bankës Kombëtare dhe më 1933 u emërua në postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Si kryetar i kësaj bashkie, ai i dha kryeqytetit të parin plan urbanistik, të projektuar nga arkitekti italian Armando Brasini. Pas pushtimit italian të vendit, u internuar në Itali si antifashist. Me marrjen e pushtetit nga komunistët, u arrestua dhe u dënua me 20 vjet burg. U nda nga jeta në internim, në Fier, më 1975. (Në fotografi: Abedin Nepravishta në zyrën e bashkisë, Tiranë.)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. VI, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2017, faqe 83.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Abedin_Nepravishta

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Dhimitër S. Shuteriqi

U nda nga jeta Dhimitër S. Shuteriqi, shkrimtar dhe historian i letërsisë, profesor, akademik, Mësues i Popullit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img