Impresum

info@albanianheritage.al

18.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Adil Çarçani

Lexo ngjarje:

Në fshatin Fushëbardhë (Gjirokastër) lindi Adil Çarçani, kryeministër i Shqipërisë në vitet 1982–1990, një ndër udhëheqësit e lartë të shtetit dhe të Partisë së Punës të Shqipërisë, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Lindi në fshatin Fushëbardhë (Gjirokastër), në vitin 1922. Kreu gjimnazin e Gjirokastrës. Gjatë viteve 1942–1944 mori pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. U pranua në Partinë Komuniste Shqiptare më 1942. U caktua zv.komisar politik batalioni (1943), zv.komisar politik i Brigadës VII Sulmuese (1944) dhe komisar politik i Divizionit IV Sulmues (1944). Pas çlirimit mbajti poste të larta në organet e Partisë së Punës të Shqipërisë dhe të shtetit, anëtar i Komitetit Qendror dhe kandidat i Byrosë Politike (1956), anëtar i Byrosë Politike (1961), ministër i Minierave dhe i Gjeologjisë (1959–1965), zv.kryetar i Këshillit të Ministrave (1965–1982), Kryetar i Këshillit të Ministrave (1982–1990). Deputet në Kuvendin Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë (1950–1992). Më 1992 u dënua me 5 vjet heqje lirie, me akuzën për shpërdorim detyre. Dënimi u pezullua për shkak të moshës dhe gjendjes së tij shëndetësore. U nda nga jeta në Tiranë, në vitin 1997. (Në fotografi: Adil Çarçani)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 377.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Adil_%C3%87ar%C3%A7ani

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Mehmet Delia

Në senatoriumin e Barit (Itali), u nda nga jeta Mehmet Delia (i njohur edhe si Mehmeti i Vogël, 1898–1946), luftëtar në lëvizjen kundër pushtimit serb dhe për bashkim kombëtar, pjesëmarrës në lëvizjen demokratike në viteve ’20 të shekulli XX.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img